Avantazhet e „Mycorrhiza“
Edhe pse kur mendoni për mykun ajo që keni parasysh është myku te buka apo te një portokall i prishur, mund të themi se ka lloje të ndryshme të tij. Dhe këtu do të flasim për llojet që jetojnë në tokë. Myku i tokës mund të mbulojë një pjesë shumë të madhe të biomasës nën tokë. Gjendet në të gjitha format dhe masat dhe mund të luajë një rol shumë të rëndësishëm në ekosistemin e tokës.
Raporti i „mycorrhiza“ me rrënjët e bimëve
Simbioza midis rrënjëve dhe kërpudhave ndeshet shpesh. Kjo formë e veçantë e simbiozës quhet ndryshe edhe „mycorrhiza“. Në varësi të mënyrës së rritjes së kërpudhave, mund të veçojmë katër forma të ndryshme. Shumë lloje bimësh nuk mund të rriten pa pasur këtë lidhje të veçantë simbiotike midis kërpudhave të caktuara në tokë. Në marrëdhënien midis bimës dhe kërpudhave të mykut të tokës, kërpudha merr karbon dhe energji nga bartësi i tij dhe në këtë mënyrë ai mund të rritet më tej. Kërpudha merr fosfor dhe elemente të tjera ushqyese nga sipërfaqja e tokës dhe i përcjell ato te rrënjët e bimëve, të cilat i marrin ato në mënyrë që bima të rritet.
„Mycorrhiza“ si mbrojtës ndaj sëmundjeve të sipërfaqes së tokës
„Mycorrhiza“ i ofron bimës mbrojtje ndaj sëmundjeve të ndryshme të sipërfaqes së tokës. Toleranca e përgjithshme rritet duke bërë një konvertim më të mirë të ushqyesve dhe ujit (furnizimi me lëndë ushqyese), veçanërisht për sa u përket lëndëve minerale. Fitoaleksina e prodhuar nga bimët përbën një kërcënim për organizmat sulmues në tokë, por kërpudhat „mycorrhiza“ mund, p.sh. nëpërmjet ndarjes së antibiotikëve ose nëpërmjet kompeticionit për pjesët e infektuara dhe sheqernat, të ndikojnë drejtpërdrejt në parandalimin e zhvillimit e patogjenëve.
Për të kultivuar bimë të shëndetshme, prania e „mycorrhiza“ është kusht.
- „Mycorrhiza“ rrit tolerancën ndaj thatësirës, ngricës, kripërave, metaleve toksike, pH ekstrem dhe luhatjeve të temperaturave.
- Nëpërmjet një jete aktive të tokës, „Mycorrhiza“ nxit forcën rritëse.
- Nëpërmjet prodhimit të hormoneve të rritjes, „Mycorrhiza“ mund të stimulojë rrënjëzimin, lulëzimin dhe formimin e frutave, por edhe të japë gjethe më të forta nëpërmjet marrjes më të mirë të silicit.
- Nëpërmjet ndarjes së polisakarideve ngjitëse dhe fijeve të mykut, vetë „Mycorrhiza“ jep një kontribut të rëndësishëm në formimin e një strukture më të mirë të tokës.
Si përfundim, mund të themi se „mycorrhiza“ është një pjesë shumë e rëndësishme e rrjetit ushqimor të nëndheshëm dhe promovon një tokë të pasur. Në të ashtuquajturin ambient me „mycorrhiza“ të fijeve të mykut gjenden jo vetëm mikroorganizma të tjerë, por edhe 5 herë më shumë se në sistemet e rrënjëve pa „mycorrhiza“.
„Mycorrhiza-t BAC“
„BAC“ ofron 4 lloje të ndryshe „mycorrhiza“ në një enë me emërtimin „Funky Fungi“. Në kombinim me stimuluesit tanë, këto kërpudha do të kolonizohen shpejt dhe në mënyrë të vazhdueshme përreth sistemit të rrënjëve të kulturave tuaja. Kërpudhat duhet të jenë në kontakt me rrënjët. Pasi vendosen aty, ato rriten së bashku me rrënjët. Një dozë prej 5 gramë për bimë, pavarësisht masës së enës, është e mjaftueshme për rritjen e bimës suaj.
Këshilla rreth „mycorrhiza“
Keni nevojë për më shumë informacione mbi përdorimin e „mycorrhiza“? Kontaktoni këshilluesit tanë në „BAC Online“!